Më parë t’i kushtojmë kujdes vetvetes, pastaj edhe të tjerëve
13.07.2025
T’i kushtojmë kujdes vetvetes do të thotë të përqendrojmë vëmendjen tonë ndaj përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona. T’i kushtojmë vëmendje emocioneve, motiveve, vullnetit, dëshirës, guximit, intuitës dhe dashurisë – të gjitha këto stimulohet nga mënyra e të perceptuarit, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona, qofshin ato në nivel të lartë apo jo.
Sipas nivelit të njohjes së këtyre proceseve psikoemocionale në botën tonë të brendshme, ashtu e njohim edhe botën e jashtme – natyrore, shoqërore, shtazore dhe bimore.
Secili prej nesh ka prirjen të mendojë se i sheh gjërat natyrore, shoqërore, shpirtërore, shtazore e bimore ashtu siç janë në të vërtetë – objektivisht. Jo! Ky nuk është realiteti siç e mendojmë, sepse ne i shohim këto botë jo ashtu siç janë, por ashtu siç jemi ne vetë – apo siç jemi të kushtëzuar t’i shohim ato.
Nëse këto konstatime janë të vërteta, përforcohet edhe më shumë bindja jonë që t’i kushtojmë më shumë vëmendje vetvetes, në mënyrë që kujdesi ynë të jetë më efektiv – si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj botës natyrore, shoqërore, shpirtërore, bimore dhe shtazore.
Nëse përpiqemi t’i kushtojmë kujdes më parë botës së jashtme – natyrore, shoqërore, shpirtërore, shtazore e bimore – pa i kushtuar kujdes vetvetes, përpjekjet tona janë të kota dhe të dështuara. Sepse, pa e njohur vetveten më parë, nuk mund t’i njohim të tjerët dhe as specifikat dalluese të botës përreth.
Filozofi i njohur antik, Sokrati, thoshte dikur:
“Më parë njihe vetveten, pastaj njihe edhe të tjerët sipas nevojës dhe mundësive që i posedon.”
Njohja e mirë e botës sonë të brendshme – emocionale, shpirtërore, intelektuale, morale, humane, sociale dhe kombëtare – mundëson edhe njohjen e botës natyrore, shoqërore, shpirtërore, shtazore dhe bimore.
I juaji,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!