Më mirë pa hoxhë se sa pa flamur, thot Adem Shabanaj në një postim të tij

29. 08. 2026

Unë kam një mendim tjetër që dallon bukur shumë prej mendimit në shkrimin e Adem Shabanajt, që e ka titulluar: ” Më mirë pa hoxhë se sa pa flamur”. Mendimi im është më mirë me flamur, me politikan, intlektual, me klerikë fetar katolik, ortodok e islamik dhe me qytetarë të rëndomt të mirë, të sinqert, të drerjtë, të edukuar, të dijshëm e kombtar, se sa me flamur e pa hoxhallar, siq ka thënë autori i shkrimit në fjalë.

Ata që e bëjnë këtë ndarje, sipas titullit në këtë shkrim e sipas komentusëve nën këtë shkrim rreth ngjarjes që paska ndodh në një fshat të Maqedonisë Veriore, i quajtur Fshati Llacë ku hogjallarët e paskan braktis varrimin e një gruje, për shkak se një antar i familjes së saj qenka mbështjellur me flamur Kombtar gjatë pjesmarrjes në varrim, ku si shkak i kësaj mbështjellje hogjallarët e paskan braktis varrimin e asaj gruje.

Ata që e bëjnë këtë ndarje sipas titullit në këtë shkrim e sipas komentusëve rreth ngjarjes që paska ndodhë në një fshat të maqedonisë, kam frikë të madhe se po fusin përqarje, urrejtje e hasmëri mes shqiptarëve, njëjtë si veprimi i hoxhallarëve mbi, baza fetare, politike e regjionale, sipas synimeve të pushtusëve tanë Latino-Romak, Heleno-Bizantin, Turko-otomano-Aziatik.

Kush e ka lexuear Librin e Akademik Mark Krasniqit:” xhurmë e xhurmime” dhe Librin e Prof, Dr, Hajrullah Koliqit:” Historija e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar”, Ligjerues në Univerzitetin e Kosovës, do ta kuptoi se besimet fetare katolike, ortodokse e islamike kanë ardhë tek ne shqiptarët dhe tek paraardhësit tanë arbëror e Iir, përmes pushtusëve tanë Latino-Romak, Heleno-Bizantin, dhe Otomano-turko-aziatik, me synimin që të na përqajnë mbi bazën politike, fetare e regjionale të na asimiljojnë, të na përqajnë, të na vrasin, të na turturojnë, të na shkatërrojnë e të na dhunojnë, e të na poshtrojnë që të na mbajnë sa më lehtë e sa më gjatë nën thundën e tyre pushtuse.

Po kjo dukuri ka vazhduar edhe me fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, të ardhur në trojet tona me ndihmën e Rusisë, pasi e fitoi luftën ajo me Turqinë. Andaj do të ishte më mirë nga ana jonë si intelektual, si politikan, si klerik fetar katolik, ortodoks e islamik dhe si qytetarë të rëndomt, mos të luajm me këtë zjarr përkatës sipa synimeve të pushtuesëve tanë të vjetër e të rij, sepse mëse pari digjemi e përvlohemi ne si komb shqiptar pa të keqën e askujt, pos të keqës së trojeve tona dhe popullatës së përqarë e cila mundë të revoltohet dhe të bëhen ujqër të egër kundër njëri tjetrit, të motivuar mb i baza fetare, politike e regjionale, sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme antishqiptare, në bashkpunim me ata përkatës të motivuar nga fetë përkatëse të tyre.

Populli ka thënë:” Kush ndez zjarr të madh për ti djegë tjerët, të parët do të digjen në atë zjarr, ata që e kan ndezur zjarrin”. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

Postim i përbashkët

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje