Lotë gëzimi e krenarie dhe lotë zhgënjimi e dhembje që më rrjedhën për ty Ramush Haradinaj
04. 04. 2026
Lotë gëzimi e krenarie më rrjedhën atëherë kurë u lirove prej burgut nga gjykata e Hagës, si i pafajshëm, ku një masë e madhe e popullit të priti me gëzim, me duar trokitje e brohortije mes qendrës së Prishtinës, si një trim e çlirimtar mes çlirimtarëve e popullatës e cila e donte shumë lirinë dhe bëri aç sa mujti e aç sa dijti për çlirimtarët.
Lotët e zhgënjimit dhe dhembjes po më rrjedhin tani, kurë po i shoh sjelljet tua dhe po i dëgjoi fjalët që po i fol publikisht në Parlamentin e Kosovës, duke i fajsuar tjerët, duke hedhur pluhur e baltë, ku më shumë e ku më pak, me të drerjtë dhe pa të drejtë, që ta pasqyrosh vetëvetën si hyjnor, si i pafajshëm, i pagabushëm dhe i gjithdijshëm, edhe pse njerzë të tillë nuk ka apo ka fare pak.
I nderuar Ramush Haradinaj, syrit të popullit nuk i kanë shpëtuar pa i vërejtur e pa i vlerësuar të mirat dhe të kqijat, tmetat dhe përparësitë, gabimet dhe fajet tua e të tjerëve. Për të gjitha këto të bëma, tuat e të subjektit tuaj politik të cilin po e udhëheq, ta ka dhënë vlerësimin e vet populli, përmes votës pak më shumë se 6% dhe ua ka bërë me dije ty, i nderuar Haradinaj dhe subjektit tuaj politik që po e udhëheqë sa vleni.
Vlerësimin në fjalë nuk e ka bërë vetëm për ty e për subjektin tuaj politik, por këtë vlerësim me përqindje e ka bërë edhe për subjektet tjera politike që e kanë kapërcyer pragun për tu bërë pjesë e Paralamentit të Kosovës, ku Subjektin politik të LDK-s në ballë me Abdigjikun e ka vlerësuar me 15% të votës së vet. Subjektin e PDK-s e ka vlerësuar pak më shumë se 20% dhe subjektin e VV-s e ka vlerësuar pak më shumë se 51%.
Populli thot: “Çka ta bënë vetëvetja, askush nuk ta bënë në botë”.” Çka u bën tjerëve e mbajnë në mend”. “Ate që e bënë për tjerët, tjerët e bëjnë për ty”. ” Emira dhe e keqja nuk harrohen”.
I juaj, Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!