Kush janë ata që e urrejnë Albin Kurtin, Kryeministërin e Kosovës

22. 05. 2026

Ata që e zhvatën Kosovën, i qitën në treg pjesët e saj, i krijuan favore Sërbisë në dialog, u përpoqën ta ndajnë Kosovën sipas apetiteve të Serbisë , e nënshkruan asociacionin e komunave me shumicë serbe, e nënshkruan marrveshjen për ekstra teritor dhënë kishave serbe, edhe pse ato ishin kisha të shqiptarëve, uzurpuar me dhunë atëher kurë Sërbia e pushtoi Kosovën dhe e kolonizoi ate, me kolon serbomalezez. Pra këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që e nënshkruan demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova i humbi mbi 8200 hektar tokë, ata që e nënshkruan demarkacionin me Maqedonin e Veriut, ku Kosova i humbi mbi 4 mij hektar tokë. Ata që i lejuan bandat serbe të ndërtojnë shtëpi në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveqan, pa lejen e pushtetit qendror, sipas urdhnave të qetnikut fashit Vuçiq, për ta kolonizuar atë pjesë me kolon çetnik serbo-malazez , të cilët i kishin të përgjakura duart nëpër luftrat e teritoreve të ish serbo-Jugosllavisë me gjak të shqiptarëve, Kroatëve dhe me gjak të boshnjakëve. Pra këta janë ata që e urrejnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që e zhytën në korrupcion Kosovën deri në fyt, ata që e përqafuan nepotizmin, ata që e organizuan krimin në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe drejtësisë. Ata që i kapën gjykatat, prokuroritë, policinë, që e kapën shtetin në të gjitha poret e jetës dhe i shëndrruan në instrument për interesa të veta e të pista përsonal, kundër interesave shoqërore, shtetnore e kombtare. Ata që i lejuan bandat serbe të veriut ti përzënë shqiptarët nga trojet dhe shtëpitë e veta në pjesën veriore dhe nuk i lejonin të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, edhe dy dekada pas çlirimit të Kosovës. Këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që manipuluan dhe abuzuan me privatizimin e pasurisë shoqërore, ata që abuzuan me punsimin e militantëve partiak, që i punsuan macat e kucat e veta, ata që nuk e deshën zhvillimin dhe përparimin e forcave mbrojtëse ushtarake e policore të Kosovës, ata që pajtuan të na vëjnë kufirin mes Kosovës e Serbisë tek Ura e Ibrit që ka mbetë e bllokuar deri në ditët e sotë që mos të kalojnë qytetarët shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, ata që nuk dëshironin të ndërtohen ura të reja që të zhbllokohet levizja e lirë e qytetarëve andej e këtej urës së Ibrit të cilën e rrethuan me tela xhembor, ata që ia lejuan qetnikut Radojçiq të komandoi me pjesën veriore të Kosovës, me Liqenin e Ujmanit, me Trepqen, e sa e sa të zeza tjera ia kanë bërë Kosovës dhe popullatës së saj duke ua paguar rrymën qetnikëve serb të veriut në dëm të buxhetit Kosovar. Këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lexusi im i dashur, haptas e publikishtë po dëshmohen se kush po e urrenë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, edhe pse mbi 51% e popullatës shqiptare po ia jep votën që sa e sa herë. Të kujdesemi tani më shumë se kurr, se kujt po ia japim votën, atij që e don me zemër e më shpirt Kosovën apo atyre që e urrejnë kosovën për interesa të veta përsonale dhe po e shkatrrojnë ditaditës në bashkpunim me armiqtë tanë!

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje