14 tetor 2019 ·

E ndarë me Publike

Përfitimet e paligjshme të pushtetarëve skajshmerisht e kanë varferuar jetën e qytetarëve

Të përfitosh ate që nuk e meriton është keqpërdorim i madh me qëllime të ulta jonjerëzore, duke dëmtuar interesat e tjerëve. Përfitimet marramendëse në favor te pushtetarëve, kanë shkuar aq lartë, sa e kanë degraduar pameshirshem mënyrën e të jetuarit normal te qytetarëve.

Pasojë e këtyre përfitimëve përmes rrugëve joligjore, është korrupcioni i përhapur në çdo sferë të jetës sonë, në nivel shoqëror e kombtar. Fatkeqsisht, korrupcion në politikë, korrupcion në ekonomi, në shëndetësi, në drejtësi, korrupcion në arsim dhe korrupcion në polici. Shprehur shkurt, shoqërin tonë shqiptare e ka përmbytur korrupcioni i pushtetarëve.

Kjo gjendje e korruptuar, gjithnjë e me shumë po ua merr vullnetin dhe shpresën qytetarëve shqiptar, për një të ardhme më të mirë. më të lumtur, më të begatshme dhe më të dinjitetshme. Po ua merr dashurine ndaj vendlindjes, atedheut, ndaj kombit, kulturës, gjuhës, punës dhe dijës. Po ua merr angazhimin e ndershëm, me bërë jetë të lumtur e me dinjitet, në atdhe të vetë.

Korrupcioni na ka ndarë e na ka përqar si është më zi, mbi baza partiake, fetare e regjionale, duke iu turr njëri tjetrit në dëm të unitetit tonë, duke shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar me djerësen e ballit dhe me gjakun e atyre, që për ideal e kanë patur lirinë, pavaresinë dhe zhvillimin e vëndit dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Lëxuesi im i dashur, nëse nuk e dëshrirojmë zhbërjen tërsisht si komb, në radhë të parë duhet luftuar korrupcionin nga vetvetja, e pastaj ta fitojmë të drejtën morale, ligjore, njerezore e kombetare, që ta luftojmë me të gjitha mjetet edhe korrupcionin e pushtetarëve dhe politikës së tyre të korruptuar e antikombtare, që i ka përfshirë pjesët e atedheut tonë, brenda e jasht kufijëve, që naj kanë vuar padrejtesisht, qarqet e ndryshme antishqiptare, në bashkpunim me Europen, me tradhtarët shqipfolës, që perherë në raport me shqiptarët janë treguar e po tregohen të pandershëm dhe të padrejte. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje