Gjykata speciale në Hagë i ka denuar akterët kryesor të UÇK-s për vrasje të kundërshtarëve politik

26. 09. 2026

Kjo Gjykatë ka theksuar publikishtë se ky denim nuk ka të bëj me UÇK-n si kolektivitet apo si organizatë kolektive për çlirimin e vëndit të vetë nga pushtusit serb. Nëse kjo i qëndron të vërtetës sipas deklarimeve të kësaj gjykate, atëher nuk ka kurrfar arsye të demonstrohet në emër të UÇK-s nga organizatat e dala prej luftës, duke i manipuluar edhe studentet tanë që u përkasin partive manipulante PDK e AAk. UÇK nuk është pronë e askujt të manipuloi në emër të saj. Ajo ësahtë bërthamë e popullit mes të cilit ka lindë është rritë dhe është edukuar dhe frymëzuar, duke qëndruar prapa saj populli masivishtë. Dënimet që i ka bërë Gjykta në fjalë , janë dënime individësh për veprat e tyre kriminale, vrasje me paramendim të kundërshtarëve politik, gazetar e antar partish dhe komandant të UÇK-s.

Nëse këto të dhëna pupblikisht nga gjykata speciale në Hagë nuk janë të vërteta, e vërtetë është se akterët në fjalë që janë dënuar për veprat e tyre kriminale, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën e Apelit. Jo të demonstrohet kotë rrugëve, nga ata që e kanë votuar këtë gjykatë, sepse vendimet janë marrë, të drejta apo të padrejta qofshin ato, ndërsa gjykata e apelit e jep fjalën e fundit për ato denime që i ka bërë gjykata speciale. Nëse ky parim nuk respektohet nga demonstrantët, ekziston rreziku, që të mos u letësohen denimet e të dënuarëve në fjalë. Për ata që i thrrasin mendjes të kenë durim derisa të përfundojnë qëndrimet e gjykatës speciale dhe asaj të Apelit, do të ishte më mirë për Kosovën, për shtetin e saj për popullatën dhe për të denuarit në fjalë, sepse asnjë demonstrim nuk e marrin parasysh këto gjykata për të cilat po flasim.

Është në nderin tonë moral e njerëzor, të jemi sa më të matur, sa më të drushem e sa më të drejtë, që të pastrohen gjërat sa më kjartë e sa më objektivisht, për vrasjet e kundërshtarëve politik e komandantëve të UÇK-s që vërtetë kanë ndodhur para , gjatë e pas luftës. Në këtë kategori vrajesh nuk është një numër prej tre e katër vetash, si me prisit e UÇK-s, nëse vërtetë kanë qenë prisë apo e kanë quajtë vetën si të tillë, por një numër prej dhjeta e qindra vetash që janë vrar si kundërshtar politik, qoftë ushtar i thjeshtë qoftë gazetar e antar i ndoj partie dhe qoftë komandant i UÇK-s apo Komandant i FARKUT.

Po nuk u zbardhën këto ngjarje kriminale, Kosovës do ti mbetët një barrë e madhe derisa ti pastroj elementet kriminal të para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, Sepse janë bërë padrejtësi të mëdha me njerzë të kategorive të ndryshme, është bërë abuzim i madh përmes korrupcionit, nepotizmit, organizimit kriminal ekonomik, shëndetësor e juridik. Janë bërë abuzime të mëdha rreth kapjes së gjykatave, prokurorive, dhe administratës civile, rreth privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore e shumë abuzime tjera në dëm të Kosovës, shtetit të saj, teritorit të vëndit, duke i qitë në treg edhe pjesët e atdheut dhe duke u pasuruar pdrejtësisht me pronat shtetnore dhe ajo që është më e panjerzishmja të pengohet drejtësia të del në shesh për të gjithë familjarët të cilëve iu kanë vrarë më të dashurit e tyre nga kriminelët vrastar.

I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje