Festat i festojmë sa për sy e faqe, të dukemi më hepi para tjerëve, apo i festojmë që ta rikujtojmë të kaluarën dhe të mësojmë prej saj

30. 11. 2025

Festat kombtare, kulturore e fetare bëhen edhe më të madhërishme, nëse pushojnë së vepruari përqarjet, hasmëritë, vëllavrasjet, urrejtjet, xhelozitë mes shqiptarëve mbi baza partiake, fetare, regjionale, mateiale e karieriste. Me këto tmeta, jo pak shkatrruse po i tregojmë botës, sa pak unitet kombtar ka mes popullit shqiptar. Sa pak dashuri kemi për atdhe e për liri! Sa pak edukatë e dituri kemi për zhvillim e përparim e sa mendjemadhësi që na pengon për të ecë e përparuar, sipas kërkesave të kohës.

Këtë që e thash më lartë po e dëshmon niveli i ultë edukativ, intelektual, kulturor, moral, human dhe niveli i ultë shkencor mes shqiptarëve, krahasuar me popujt e civilizuar të botës, edhe pse ne ishim dhe jemi populli më i vjetër europian, edhe pse gjuha jonë dhe alfabeti i saja dhe shkrimi ishin ndër gjuhët dhe alfabetet e shkrimeve të para të njerëzimit!

Nëse i bëjmë pyetje vetit pse festohen festat e ndryshme kombtare, kulturore e fetare dhe cila është vlera e festimit, përgjigjja do të ishte? Kur njeriu ia bën vetes këtë pyetje, përgjigjja del zakonisht më e thellë se sa duket në fillim. Festat nuk janë thjesht ditë pushimi e argtimi. Ato janë mënyra të organizimit shoqëror që krijojnë një kuptim, një vazhdimësi dhe një lidhje mes brezave. Kuptimi kryesor rrotullohet rreth disa shtyllave kulturore, si:

Festat kombëtare, të cilat na kujtojnë identitetin dhe rrugën që e kemi bërë si popull. Prapa këtij identiteti dhe rrugtimi, ka histori, sakrifica, vuajtje, malltertime, burgosje, vrasje në masë, dhunime, pushtime, nënshtrime, poshtrime, varfëri, uri, përzënje me dhunë nga trojet, plaqkitje shtëpish, djegëje të tyre, djegje të arave, livadheve, fushave, maleve, krim dhe gjenocid ndaj shqiptarëve prej pushtusëve tanë të vjetër e të rij. Luftrat e shqiptarëve dhe paraardhësve tanë Iliro-pellazg, ballë për ball me hasmin ishin momente të ndryshme e të përbashkta të dhimshme e krenare. Duke festuar njeriu e rikonfirmon përkatësinë, e ndien veten pjesë të një rrëfimi më të gjerë se jeta personale. Nëse jo, nuk ecën puna mire! Kot festojmë, apo festojmë sa për sy e faqe!

Festat kulturore janë mënyra se si i ruajmë traditat dhe ndjeshmëritë që na dallojnë. Janë ato momente kur edhe gjërat e vogla, si një ushqim, një këngë, një rit , recitim, një dramë, një skeq, një humor, një sarkazëm, një satire, një pikture, një shfaqje teatrale, një film, bëhen ura që na lidhin me fëmijërinë, me familjen, me vendin, kulturën tonë, me shokët e shoqët, me farefisin me bashkombasit e bashvendasit. Me një fjalë, na e bëjnë jetën më të larmishme, më të frytshme dhe më me shumë ngjyra. Në të kundërtën nuk do ecë puna mire e si duhet.

Festat fetare shërbejnë si pushim shpirtëror. Ato i japin njeriut ritëm të brendshëm. I ofrojn një çast reflektimi, falenderimi, faljeje, ose rishikim i lidhjes me vlerat që u beson. Njeriu për një kohë i jep vend edhe asaj pjese të brendshme që zakonisht mbetet nën zhurmën e ditës. Nëse nuk ecën puna mire, do të vështirësohet edhe më shumë jeta përsonale, familjare, farefisnore, kolektive, shoqërore e kombtare.

Në thelb, festimi e mban të gjallë kujtesën kolektive dhe i jep njeriut një ndjenjë vëndi. I jep emocion, përkatësi, kuptim dhe stabilitet. Shkurt shprehur, njeriu feston që të mos harrojë kush është, nga vjen dhe çfarë vlerson. Feston për të ruajtur gjërat që e bëjnë të ndihet i lidhur me të tjerët dhe me veten, duke u larguar sistematikisht nga shkatërrimet e ndryshme të vetëvetës, familjes, dhe kombit që i takon. Nëse puna ecën në drejtim të kundërt, pason lulëzimi i të kqijave mes një shoqërie të caktuar.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje