Fajtorët që nuk i pranojnë fajet e veta janë të dëmshëm për shtetin, popullin dhe për atdheun

29. 09. 2026

Pse janë të dëmshëm fajtorët që nuk i pranojnë fajet e veta dhe nuk pendohen që i kanë bërë ato përmes sjelljeve që i favorizojnë, intresa e tyre përsonale? Sepse ata mund të jenë lidhur apo synojnë të lidhen edhe me faktor të ndryshëm destruktiv për brenda vendit dhe me qarqe të ndryshme antishqiptare jashtë vendit. Këto veprime nuk bëhen për interes të atdheut, popullit dhe shtetit tonë, i cili është fituar me gjakun e dëshmorëve tanë të lirisë. Këto dëme që i bëjnë, kushdo qofshin ata, janë shumë të rrezikshme, sepse me dobsitë e vëndit dhe shtetit të tyre abuzojnë për së tepërmi për interesa të veta përsonale, familjare dhe grupore. Më e rrezikshmja e tyre është edhe nëse lidhen me qarqe të ndryshme antishqiptare dhe shiten tek ato qarqe për tu shërbyer atyre për pak pare që ua ofrojnë qarqet e ndryshme në fjalë.

Kjo kategori njerzish të shitur, për interesa të veta përsonale, familjare e grupore, mund të veprojnë edhe kundër interesave të Kosovës, shtetit, popullatës dhe kundër trojeve shqiptare në përgjithësi. Pra sjelljet dhe veprimet e tyre janë të rrezikshme për vendin, për shtetin, për popullin dhe për Atdheun dhe mund të bëhen përmes propagandimit dhe dezinformatave që mund ti japin për dobsitë që i posedojnë politikanët në Presidencë, në Qeveri dhe në Parlament. Këto dobsi paraqiten si të mundëshme përmes përhapjes së dezinformimit, përmes nxitjes e polarizimit mes njerzëve, përmes nxitjes dhe stimulimit të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim e në drejtësi.

Për tu bindë për këtë rrezikshmëri e cilla ka depërtuar thellë në mjetet tona të infromacionit, e cila ka depërtuar përmes pseudo-gazetarëve dhe pseudo-analistëve politik, të cilat informacione i ofrojnë disa mjete të informacionit, disa gazetarë dhe shumë analistë poltikë, duke ia servuar opinionit, më shumë propagandë dhe dezinformim, se sa informacion të sakt, sipas etëkës së gazetarit dhe etikës së analistëve politikë. Për të vërtetuar se mund të ndodhin ngjarje të tilla negative në vëndin tonë, përmes mjeteve të informacionit, përmes gazetarëve dhe analistëve politik, po e intepretoi një vlersim zyrtar SOKTA të policisë së Kosovës që i identifikon si rreziqe konkrete kërcnimet hibride përmes sulmeve kibernetike në opinion, përmes dezinformatave cilat e manipulojnë, ndërhyrjen në zgjedhjet që organizohen në Kosovë, dezinformimin dhe nxitjen e tensioneve ndëretnike. Po ashtu edhe BE-ja ka dokumentuar narrativa të ardhura nga disa medija serbe dhe ruse që synojnë polarizimin dhe ndikimin në diskursin publik të Kosovës.

Raste të tilla fatkeqësishtë kanë ngritë kokë në Kosovë e në trojet shqiptare në përgjithësi! Heshtja ndaj ktyre devijimeve dhe qëndrimi pasiv para tyre, do të na sjellë drejtë zhbërjes së shtetit tonë në Kosovë e në Shqipëri, do të na sjellë drejtë fundosjes në oqeanin e pafund, do të na sjellë drejtë korrupcionit galopant, nepotizmit që abuzon me vendet e punës, do të na sjellë drejt krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, e ku jo tjetër për të keq?! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje