Dallimi mes shkollës shqipe në Kosovë dhe shkollave tjera që funksionojnë për nxënësit shqiptar në diaspor është shumë i madh
26. 07. 2026
Shkollat që funksionojnë për mërgimtarët tanë në perëndim, të cilat fokusohen vetëm në mësimin e gjuhës shqipe, mund të quhen me të drejtë, shkolla të gjuhës shqipe ose shkolla plotësuese për gjuhën shqipe. Termi “shkollë shqipe” zakonisht i referohet një institucioni arsimor që ofron një Korikulë të plotë, duke përfshirë në përmbajtjen e saj lëndët tjera mësimore, përveq gjuhës shqipe, sipas standardëve të sistemit arsimor të Kosovës dhe Shqipërisë apo të vendit ku funksionon shkolla për mërgatën shqiptare, por me fokus dhe përmbajtje kulturore shqiptare apo me përmbajtje lëndore të shumta të shkencave natyrore e shoqërore, sipas synimeve që i posedon edukimi dhe arsimi ynë kombtar në Kosovë e në Shqipëri.
Nëse shkollat ofrojnë vetëm mësimin e gjuhës shqipe, për nxënësit shqiptar në diaspor , edhe pse ato e luajn një rol të madh e shumë të rëndësishëm, në ruajtjen e identitetit kombtar dhe gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar të mërgatës dhe e ruajn lidhjen e tyre me rrënjët dhe me trungun e kombit shqiptar, edhe pse janë thelbësore për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diaspor. Megjithate, në kuptimin e plotë të një sistemi orsimor formal, ato shkolla nuk mund të krahasohen as përsëafërmi me shkollën shqipe e cila ofron të gjitha lëndët mësimore sipa programeve kombtare të kombit shqiptar.
Për të arsyetuar dallimin mes shkollës shqipe e shkollave tjera profesionale, mund të na shërbejnë disa shembuj, si: Shkolla e baletit, shkolla e artit muzikor, shkolla e gjuhës shqipe apo kursi i gjuhës shqipe, gjuhës angleze, gjuhës gjermane e franceze etj, apo shkolla plotësuese të gjuhëve. Pra mund të quhen shkolla të gjuhës shqipe, të kulturës shqipe, shkolla të traditës shqiptare, por jo edhe “shkolla shqipe” në kuptimin e plotë të një sistemi arsimor gjthpërfshirës. Kuptohet apo duhet të kuptohes sa më drejtë, se pjes nuk është e njëjtë në përmbajtje me tërsinë as për nga cilësia e as për nga sasia.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!