Dallimi mes emocioneve dhe ndjenjave tona është i dukshëm dhe i ndjeshëm
20. 08. 2025
Dalimi mes ndjenjave dhe emocioneve tona është shpesh suptil, por ka disa nuanca të rëndësishme që i ndajnë ato në mënyrë konceptuale dhe psikologjike. Ja si definohen emocionet:
Emocionet janë reaksione automatike, të shpejta dhe biologjike ndaj një situate apo ndaj një ngjarje. Origjina e tyre është instiktive dhe univerzale, të ndërlidhura me trurin limbik, si amigdala. Kohzgjatja e emocioneve zakonisht është e shkurtër, si frika, zemrimi, neveria dhe surpriza. Funksioni i emocioneve është mbrojtës dhe reagues ndaj mjedisit për të ndihmuar në mbijetesë. Shfaqja fizike e tyre, përfshinë ndryshimet fiziologjike, si rrahjet e shpejta të zemrës, djerësitjet dhe ndryshimet në frymëmarrje, zbehja apo skuqja e fytyrës, ngritja e lartë e tensionit të gjakut, zvoglimi i arsyes dhe sjelljeve tona racionale dhe terja e gojës etj.
Ndjenjat janë përvoj e jona subjektive dhe mendore që lindin nga përpunimi i emocionëve tona në ndërgjegjën përsonale. Origjina e ndjenjave lidhet me përvojën pësonale, me kujtesën dhe me vlerësimin tone racional. Kohzgjtja e ndjenjave është më afatgjatë se sa tek emocionet. Ndjenjat karakterizohen në praktikën jetësore përmes dashurisë, ndrojtjes, turpit, fajit, krenarisë dhe mallëngjimit. Funksioni i tyr është refleksion i brendshëm që ndikon në sjeljjet tona, në vendimarrje dhe në mardhënje me tjerët. Shfaqjet e tyre nuk kanë gjithmonë shfaqje fizike të menjëhershme, më të brendëshme dhe të vetëdijshme.
Emocionet janë si “ shpërthime të shpejta” trupore dhe mendore. Ndjenjat janë përjetime më të thella, të ndërgjegjshme dhe shpesh më afatgjata. Emocion, njeriu trembet kurë sheh një qen të egër, reaksion i menjëhershëm biologjik. Ndjenjë më vonë ai njeri mund të ndjej ankth sa her që kalon pran një parku ku ka vërejtur qenë, përpunim ipërvojës dhe kujtesës lidhur me frikën fillestare. Shprehur shkurt, ky është dallimi në pikat kryesore mes emocioneve dhe ndjenjave tona.
Të komunikosh me emocionet dhe ndjenjat përsonale dhe ti marrish në duar frejtë e tyre, mbizotron e arsyeshmja mbi të paarsyeshmen në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore. Ata që nuk komunikojnë racioinalisht me emocionet dhe ndjenjat e veta, mbizotron anarhija në proceset organizative jetësore. Mbizotrimi i arsyes, jep fryte gjatë jetës, mbizotrimi i paarsyes, shkatrron frytet e jetës.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!