Çka nënkuptojmë me sinqeritetin e njerëzve dhe ku e vërejmë sinqeritetin e tyre gjatë jetës
08. 08. 2025
Sinqeriteti është një nga virtytet më të thella dhe më të çmuara të karakterit e përsonalitetit njerëzor. Të jesh njei i sinqertë do të thotë të jesh i vërtetë në fjalë, në ndjenja dhe në veprime, pa maska, pa mashtrime, dhe pa prapavija të fshehta. Shkurt shprehur, është një përputhje mes asaj që mendon, e ndjen dhe mes asaj që e bën. Pasinqeriteti është e kundërta e kësaj medalje të artë. Për njerëzit e pasinqertë, fjalët , ndjenjat dhe veprimet nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën, por me lajkat, gënjeshtrat, mashtrimet dhe maskat, prapa të cilave fshihen gjatë jetës.
Njerëzit e sinqert, nuk fsheh qëllime të dyfishta; nuk mendojn një gjë dhe nuk e thojë një tjetër. Shprehin atë që besojn, pa hipokrizi e pa lajka për interes personal. Tregon sakt çfarë ndjenë, pa shtirje apo manipulim emocional. Veprojn në përputhshmëri me vlerat që pretendojn se i ka dhe nuk e thyejn besimin. Janë të drejtë dhe i hapur në mardhënje me tjerët, edhe kur e vërteta është e vështirë për t’u thënë.
Nuk përdorin fjalë të zbukuruara për të manipuluar. Pranojnë kur nuk dinë diçka, pa u shtirur të duken të ditur. Janë në gjendje të thonë “jo” me respekt, pa frikë se do mërzisin dikë. Sillen me nderë edhe kur nuk janë nën vëzhgim. Nuk flasin ndryshe për dikë pas shpine nga ajo që thonë në sy. Ruajnë besimin që u është dhënë, pa përfituar nga mungesa e tjetrit. Janë të sinqertë edhe në konflikte – nuk sajojnë, nuk shpifin, nuk sulmojnë pasivisht. Nuk i përdorin ndjenjat për të manipuluar apo për të fituar kontroll. Janë të gatshëm të kërkojnë falje kur gabojnë.
Edhe kur kanë mundësi për përfitime të lehtë përsonale, zgjedhin ndershmërinë. Nuk i ndryshojnë sjelljet përpara personave “me pushtet”. Janë të qëndrueshëm në sjellje, pa dallim kush është përballë tyre. Nuk sillen ndryshe me të “rëndësishmit” dhe ndryshe me të thjeshtit. Nuk i shohin të tjerët si mjete, por si njerëz. Fjala e tyre përputhet me zemrën, mendimet dhe bindjet që i kanë. E thojnë të vërtetën me mirësi, jo si armë në duartë e tyre. Nuk premtojnë ato që nuk i ndjejnë e nuk mund ti realizojnë. Bashkpunojnë me njerëzit që e vlerësojnë sinqeritetin, pa mashtrime të zbukuruara siq bëjnë të pasinqertit. Sillen njëjt në shtëpi me familjarët, në punë me kolegët e punës, në public dhe kudo që ndodhen e tregojnë sinqeritetin me temel.
Kjo që u tha për njerëzit e sinqert, nuk vlenë aspak për ata që nuk janë të sinqert. Vlera të mëdha ka sinqeriteti për njeriun njeri. Lum ata që paisen me sinqeritet gjatë jetës!
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!