Çka nënkuptojmë me ndjenjat tona ndaj tjerëve
22. 08. 2025
Me ndjenja ndaj tjerëve nënkuptohet mënyra, se si i përjetojmë dhe i shprehim ndjenjat tona në raport me njerëzit, me të cilët rrethohemi. Nënkuptohet mënyre e lidhjes sonë me tjerët, nënkuptohet edhe mënyra e ndikimit si krijojmë mardhënje e raporte me ta.
Ndikimi i ndjenjave në raport me tjerët manifeston pozitivitet dhe negativitet ndaj tyre, varësisht nga kultivimi që ua kemi bërë ndjenjave tona. Pozitiviteti i ndjenjave tona ndaj tjerëve shpreh dashuri, simpati, respekt, mirënjohje, dhemshuri, kujdes dhe afeksion apo gjendje momentale emocionale ndaj tyre. Negativiteti i ndjenjave ndaj tjerëve shpreh urrejtje, xhelozi, përçmim, inat, mosbesim dhe indiferencë. Ndjenjat ambivalente apo të përziera, ndjejnë ndaj dikujt edhe afërsi edhe distancë. Lum ata që kultivojnë ndjenja me energji pozitive ndaj tjerëve!
Ndjenjat përfshijnë në vete komponenten emocionale përmes të cilave ndjemë ngrohtësi ndaj një miku-mike apo ndjejmë zemrim ndaj dikujt që na ka lënduar. Komponenta kognitive e ndjenjave për tjetrin manifeston mendime dhe bindje që i kemi për tjetrin, si ai ose ajo është i pabesueshëm. Ai ose ajo nuk më respektojnë. Komponenti sjelljor tek ndjenjat është mënyrë e shfaqjes së ndjenjave e veprimeve ndaj tjerëve, si buzqeshja, përqafimi, shmangëja dhe ftohtësia.
Rëndësia e ndjenjave tona manifestohet në ndihmën e ndërtimit të mardhënjeve shoqërore, të mira apo jo të mira, manifestohet në reflektimin e mënyrës si e përceptojmë dhe vlerësojmë tjetrin apo tjerët me të cilët rrethohemi. Ndjenjat ndaj tjerëve ndikojnë drejtëpërdrejtë në mënyrën se si bashkveprojmë me ta. Ndjenja e Empatis e nxitë ndihmën tonë ndaj tjerëve, ndërsa ndjenja e zemrimit e nxitë konfliktin. Shkurt shprehur ndjenjat ndaj tjerëve janë pasqyrë e jona e lidhjeve emocionale me shoqërinë dhe me individët për rreth nesh.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!