Çka kuptojmë me “Egon e njeriut, roli dhe formimi, përparësitë dhe mangësitë e saj, gjatë jetës së një individi
23. 11. 2025
Ego e njeriut është “unë i brendshëm” që menaxhon dëshirat, frikërat, normat dhe realitetin e një individi. Është pjesa që i jep formë mënyrës si e shohim vetën, tjerët dhe si veprojmë mes njerzëve, mes antarëve të familjes, farefisit, shkokëve, miqëve dhe bashkpuntorëve në fushën profesionale, politike, kulturore e shkencore. E ndërtuar kryesisht në fëmijëri dhe e përpunuar gjatë gjithë jetës. Ajo krijohet nga përvoja, marrëdhëniet me tjerët,nga pritjet familjare dhe nga mënyra si jemi mësuar ti përballojmë situatat.
Roli i egos është me rëndësi të madhe. Ajo na orienton në zgjedhjen e veprimeve tona, na mbron nga situatat e vështira, na orienton të marrim vendime të ndryshme na ndihmon të kemi kufij, deri ku kemi të drejtë e deri ku jo dhe na ndihmon të ruajm ruajmë identitetin tonë. Pa egon, njeriu do të ishte i paorganizuar, i pasigurt dhe i pambrojtur.
Përparësitë e saj shfaqen kur egoja është e shëndetshme. Njeriu ndjehet i qëndrueshëm. Ka vetëbesim të matur. Dallon mirë ndjenjat e veta dhe i menaxhon racionalishtë ato. Respekton veten pa pasur nevojë të zhvlerësojë të tjerët. Ka aftësi të ulet, të dëgjojë, të kërkojë ndjesë, të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe të vendosë kufij në raport me tjerët pa agresivitet.
Mangësitë dalin kur egoja është ose shumë e brishtë, ose shumë e fryrë. Në njërën anë, shfaqet ndjeshmëri e tepruar, frikë nga vlerësimi, pamundësi për të pranuar kritika, nevojë për t’u justifikuar. Në anën tjetër, del mbrojtja e ashpër, arroganca, mungesa e vetëreflektimit, nevoja për të dominuar apo për të pasur gjithmonë të drejtë. Në të dy rastet krijohen konflikte të pashmangshme me veten dhe me njerëzit përreth. Në thelb, egoja është mekanizmi që na ndihmon të jetojmë me botën e jashtme, pa e humbur botën e brendshme.
Kur është e balancuar agoja, sjell qetësi dhe pjekuri. Kur është e tepruar ose e dobët, e shtrembëron mënyrën si i kuptojmë njerëzit, situatat dhe veten tone, andaj kemi nevoj ta ruajm si syt e ballit balansimin e shëndetit të saj në shumë sfera të jetës.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!