Cili është dallimi mes qëllimit dhe koncentrimit tonë gjatë jetës
03. 07. 2025
Sidomos kur mendojmë për vetëdijen, suksesin dhe përmbushjen përsonale, është mëse e nevojshme ta kemi të kjartë dallimin mes qëllimit dhe koncentrimit tonë. Pa e kuptuar dallimin mes qëllimit dhe koncentrimit, vështirë e kemi të arrijmë suksese në realizimin e qëllimeve tona gjatë jetës, që ia kemi vuar vetit si qëllim. Dallimi mes qëllimit dhe koncentrimit është shumë i madh , edhe pse janë të lidhur ngushtë mes veti dhe nuk kanë vlerë njëri pa tjetrin.
Qëllimi është drejtim, vizion ose arsye themelore pas një veprimi apo jetese. Ai është motivim i brendshëm, destinacion që e udhëheq mendjen dhe shpirtin tonë. Pra qëllimi, mund të jetë afatgjatë, si psh: dua të ndihmoj njerëzit, dua të bëhem artist, dua të jem i lirë shpirtërisht, dua të bëhem mjek, pedagog, psikolog, sociolog, filozof, shkrimtar etj. Qëllimi mundët me qenë dhe afatshkurtër, si psh: dua ta përfundoj këtë projekt apo atë projekt që e kam filluar, dua ta përfundoi së shkruari veprën që kam filluar ta përfundoi, veprën që kam filluar ta lexoi etj.
Koncentrimi është aftësi dhe proces psikik i të përqendruarit të vëmendjes në një detyrë, objekt, gjësend, ngjarje, njerzë apo individ të caktuar në momentin e tanishëm, pa shpërqendrim. Koncentrimi është instrumenti që na ndihmon të ecim drejt qëllimit, hap pas hapi. Nuk lidhet domosdoshmërisht me motivimin e brendshëm, sepse dikush mund të jetë shumë i përqendruar, por pa ndonjë qëllim të thellë pas asaj që bën, si psh: Koncentrohem plotësisht në përpunimin e ligjeratës që po e zhvilloi tani së bashku me nxënësit e mij, duke qenë i pranishëm me ta por i motivuar shumë, pak ose aspak.
Qëlimi është strategji motivuse, koncentrimi taktikë ekzekutive. Qëllimi mundet me qenë afatgjatë dhe afatshkurtër, koncentrimi është veprim momental. Qëllimi jep kuptim dhe orientim, koncentrimi jep fuqi dhe përmbushje të detyrës. Qëllimi, dua të bëhem shkrimtar për të frymëzuar të tjerët, koncentrimi, jam 100% i fokusuar në faqen që po shkruaj tani. Qëllimi pa koncentrim është ëndërr boshe. Koncentrimi pa qëllim është lodhje pa drejtim. Pra, idealja është që të kemi një qëllim të qartë dhe të ushqejmë koncentrimin si mjet për të arritur atë qëllim – qoftë në punë, zhvillim personal apo marrëdhënie.
I juaj,
Mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!