Cilat janë shkaqet që Kosova nuk po mundet të formoi shtet demokratik e Shqipëria nuk po mundet ta konsolidoi demokracinë
09. 08. 2025
Shkaqet që e vështirësojn të formohet një shtet plotësisht demokratik në Kosovë janë,trashëgimia historike dhe politike e pafavorshme për shqiptarët. Pushtimi i gjatë dhe administratat e huaja (Romako- Bizantine, Osmane,serbe e greke, Mbretëria serbo-kroato-sllovene, Serbo- Jugosllavia), të cilat nuk kanë lejuar aspak zhvillimin e institucioneve demokratike vendore. Mungesa e një tranzicioni të gjatë në vetëqeverisje — nga çlirimi 1999 deri në pavarësinë 2008 — ka bërë që shumë institucione të ndërtohen me nxitim dhe shpesh me ndikim të jashtëm.
Ndikimi ndërkombëtar i pafavorshëm dhe prania e fuqishme (UNMIK, EULEX, KFOR) ka bërë që vendimmarrja shpesh të mos jetë plotësisht e brendshme dhe e përshtatshme për favore të Kosovës dhe popullit të saj. Shumë vendime politike janë mvarë nga njohjet ndërkombëtare dhe presioni diplomatik i tyre.
Niveli i ultë i kulturës së brendshme politike dhe mungesa e traditës demokratike tek lidershipi i bazuar në individë të fortë, jo në institucione të forta demokratike shtetnore. Partitë politike kanë funksionuar epo funksionojnë si struktura klienteliste dhe jo si forca ideologjike të qarta e të kuptueshme dhe të favorshme për një shtet të fortë demokratik.
Korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik e kanë minuar dhe po e minojnë shumë besimin e qytetarëve në forcat udhëheqëse të vëndit. Faktorët shoqërorë janë të papërshtatshëm për formimin e një shoqërie demokratike. Arsimimi politik është i ulët në masë, mungon edukimi qytetar për demokracinë funksionale. Është bërë polarizim i madh partiak dhe mungesë e madhe e kulturës së kompromisit.
Vështirësit e Shqipërisë ta mbajë dhe konsolidojë një shtet të forte demokratik, i kanë shkaktuar 45 vite diktaturë komuniste, të cilat e kanë lënë një kulturë të centralizuar të pushtetit dhe një shoqëri të mësuar me udhëheqës absolut. Pas vitit 1991, tranzicioni drejt demokracisë ka qenë shpesh kaotik, me përplasje të forta politike dhe kriza institucionale. Institucionet e pavarura (gjyqësori, prokuroria, mediat)kanë qenë të ndikuara nga pushteti politik.
Zgjedhjet shpesh kanë qenë të kontestuara për transparencë dhe barazi. Dominimi i dy partive të mëdha politike, ka krijuar një model politik “fituesi merr gjithçka”. Mungesa e kulturës së dialogut dhe bashkëpunimit afatgjatë mes forcave politike, ka shkatuar shpesh kaos në vendë. Migrimi masiv dhe varfëria e kanë dobësuar presionin qytetar për reforma.
Korrupsioni dhe lidhjet e politikës me interesat ekonomike private e kanë stagnuar tmerësisht zhvillimin e vëndit.
Faktorët e përbashkët që i pengojnë të dyja vendet, Kosovë e Shqipëri:
– Korrupsioni, minon ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë, dobëson institucionet ekzistuese në Shqipëri,
– Nepotizmi, favorizon individë mbi meritën në Kosovë, ruan elitat politike të njëjta në Shqipëri,
– Polarizimi politik, ngadalëson reformat në Kosovë, parandalon konsensusin kombtar në Shqipëri,
– Mungesa e kulturës, e bën të vështirë funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, ndërsa në Shqipëri e bënë të brisht demokracinë,
– Ndikimi i jashtëm mundëson vendime të kushtëzuara nga ndërkombëtarët në Kosovë, presion nga partnerët strategjik dhe nga BE në Shqipëri,
– Kosova po përpiqet ende të ndërtojë themelet e një shteti demokratik, por po përballet me pengesa nga historia, struktura e brishtë institucionale, kultura politike e fragmentuar dhe presioni ndërkombëtar,
– Shqipëria e ka formalisht demokracinë, por e ka të vështirë ta konsolidojë për shkak të trashëgimisë autoritare, politizimit të institucioneve, korrupsionit dhe mungesës së kulturës së bashkëpunimit politik.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!