Cilat janë forcat tona që mezi presin ti zgjojmë nga gjumi
15. 04. 2026
Pyetja e përmendur në titull është e mirë, sepse prek atë pjesë të njeriut që zakonisht mbetet në hije. Në thelb, brenda nesh nuk mungon fuqia. Shpesh herë ajo është e fjetur, e shtypur ose e paaktivizuar nga ne. Po t’i marrim konkretisht, këto janë disa nga forcat tona kryesore që zakonisht presin me padurim ti “zgjojmë nga gjumi.
Forca e pare është VETDIJA, aftësia për ta parë vetën pa maska. Kurë rritet vetëdija, fillojm të kuptojm pse reagojm, pse frikësohemi dhe pse i përsëritim të njëjtat modele që gjenden brenda pejsazhit tonë kulturor?
Shumica prej nesh jetojnë në AUTOPILOT apo në udhëheqje nga ndikimi i rrethit. Udhëheqjja AUTOPILOT është forca që e frenon zhvillimin e vetëdijës për ti kuptuar mirë e drejtë gjërat, me të cilat rrethohemi, pa u ndikuar verbërishtë nga rrethi mes të cilit jetojmë.
Jo vetëm GUXIMI duhet për të bërë gjëra, e për ti ndjerë ato, por edhe për tu përballur me dhimbjen, refuzimin e turpin. Edhe pse shumë njerëz nuk janë të dobët, por janë të shmangur nga gjëra të ndryshme gjatë jetës, duke mos e zgjuar nga gjumi potencialin e forces që e posedojnë për brenda.
VULLNETI, është disiplina jonë e brendshme, pjesa që vazhdon edhe kur nuk kemi MOTIVIM. Motivimi është i paqëndrueshëm. Vullneti është ai që na mbanë në rrugtimin për ku i kemi vuar vetit qëllim të arrijmë. Kjo forcë ndërtohet, nuk vije vetëvetiu.
INTUITA, është një lloj “dije” pa analiza të gjata. E dijmë dhe e ndjejmë shpesh, se çfarë është e drejtë për ne, por ate e mbysim me logjikë ose me frikë apo me dyshim në aftësitë tona që i posedojmë. Intuita dobësohet shumë, kur nuk u besojmë forcave vetanake.
MOSBESIMI është pikë e doptë për forcat tona, të cilin duhet menjanuar nga brendija sa më parë. Po se menjanuam, dobsitë dominojnë mbi forcat tona.
KREATIVITETI, nuk është vetëm art por është mënyra si i gjejm zgjidhjet e problemeve të ndryshme gjatë jetës. Njerëzit kreativ nuk ngecin asku e asnjëher, sepse gjithmonë gjejn një rrugë tjetër. FRIKA se mund të gabojmë e mbyt forcen kreative, andaj duhet guxim e besim në forcat tona.
QËNDRUESHMËRIA është aftësi për t’u rikthyer, jo të mos rrëzohemi, por të mos mbetemi poshtë. Qëndrueshmëria forcohet pikërisht nga vështirësitë. DASHURIA e BRENDËSHME, vet-pranimi apo marrëdhënia që kemi me vetën, nëse është e dobët, çdo gjë tjetër lëkundet. Dashuria nuk është ego, por është stabilitet i brendshëm.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!