Cila gjuhë e pasqyron më shumë të vërtetën se kush jemi, gjuha e të folurit apo gjuha e trupit
05. 06. 2025
Gjuha e të folurit, është formë e vetëdijshme e komunikimit. Pra një pasqyrë e mendimit të vetëdijshëm. Ajo që themi është rezultat i përzgjedhjeve tona kognitive. Vendosim vet çfarë të themi, si ta formulojmë dhe kur ta themi.
Kjo gjuhë e ndikuar nga norma sociale, shpesh filtrohet për t’u përshtatur me rrethana të ndryshme, pritshmëri poashtu të ndryshme, për t’u pranuar nga të tjerët.
Guha e të folurit, mund të jetë mashtruese. Mund të themi gjëra që nuk i besojmë vërtetë ose që i themi nga frika, interesi apo për manipulim etj..
Gjuha e trupit, është pasqyrë e pavetëdijes dhe ndjenjave tona të brendshme, shpesh të pavetëdijshme. Shprehje të fytyrës, ton zëri, qëndrimi i trupit, lëvizjet e duarve, kontakti me sy – shumica ndodhin spontanisht dhe pa mendim racional.
Kjo gjuhë zbulon ndjenjat tona të vërteta. Gjuha e trupit rrallë gënjen. Për shembull, mund të buzëqeshim gojarisht, por tensioni në shpatulla ose shmangia e kontaktit me sy mund të tregojë ankth apo mospëlqim.
Është gjuhë universale dhe më pak e filtruar, ka komponentë biologjikë dhe evolutive që e bëjnë këtë gjuhë të përbashkët për shumë kultura.
Nëse duam të kuptojmë “kush jemi në të vërtetë”, gjuha e trupit është më e sinqertë dhe më përfaqësuese e brendisë sonë emocionale dhe e pavetëdijes.
Ndërsa gjuha e të folurit tregon se kush duam të jemi ose si duam të na perceptojnë të tjerët.
Gjuha e trupit në këtë rast e tradhton fjalën, duke zbuluar të vërtetën emocionale.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!