Atdheu i shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri është në rrezik prej forcave të brendëshme dekadente e të jashtme

03. 08. 2026

Po i shkaktojnë atdheut tonë rreziqe të mëdha ata shqipfolës politikanë, intelektualë e klerikë fetar që e kanë humb besimin dhe ambicjen përsonale, ta bëjnë jetën e tyre sa më të vlefshme e sa më dinjitoze, përmes forcave të veta që i posedojnë përbrenda dhe mezi presin ato ti zgjojnë nga gjumi, ku përmes tyre arrihet dinjiteti dhe vlefshmëria më e madhe e organizimit jetësor. Çdo gjë është e kotë, vetmashtrim i madh, tradhti ndaj vetëvetës, ndaj kombit, ndaj atdheut dhe ndaj shtetit që arrihet përmes duarëve të qarqeve të ndryhme antishiptare! Këtë veprim dekadentë, sotë po e bëjnë jo pak njerzë shqipfolës, në mesin e shqimtarëve si komb, fatkeqësishtë!

Ne shqiptarët besojmë shumë në fatin tonë, edhe kur ai na del prej duarve tërsisht! Kjo mangësi e jona, duhet eliminuar sa më parë, nëse nuk e deshirojmë zhdukjen tonë si komb, zhdukjen tonë si shtet e si hapsirë gjeografike dhe nëse nuk dëshirojmë të shlyhemi tërsisht nga harta gjeografike e botës, të cilët e kanë dëshiruar e po e dëshirojnë fqinjët tanë pushtues greko-sllav dhe miqtë e tyre antishqiptar, sëbashku me europën. Edhe pse në mesin tonë si komb, ekzistojnë me mija njerzë që kanë aftësi, potencial e prirje të largohen sa më parë e sa më largë jetës së mediokritetit dhe të veprojnë diçka të vlefshme për ekzistencën e tyre, por nuk e bëjnë kurrë ate, që ti këpusin njëherfë e mirë zingjirët që ua pengojnë lëvizjet e tyre të dobishme për jetën.

Për ti shpëtuar kësaj krize vetshkatërruese sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme antishqiptare, veprimi i par që duhet të bëhet vendosmërisht e sa më qëndrueshëm, është të lirohemi vendosmërisht nga veprime të ndryshme që na e mbysin ambicjen, vetëbesimin, që na i dekurajojnë përpjekjet të cilat na e mundësojnë përparimin, që na e ulin vitalitetin, që naj skllavrojnë aftësitë, shkathtësitë e shprehitë tona për të bërë jetë me dinjitet dhe na i hargjon energjitë drejtë përpjekjeve, ku në fund heqim dorë pa e përcaktuar një rrugë e cila na qonë drejtë qëllimit dhe dëshirave që ia kemi vuar vetit si obligim moral e kombtar. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje