Ata që e shkatërruan Kosovën për dy dekada me radhë, tani po kërkojnë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti
4. 10. 2021
Po e ripostoi prap këtë shkrim sepse situata politike e asaj kohe është e njëjtë kundër Albin Kurtit, edhe tani, Kryeministri më i votuar ndojherë në historinë e Kosovës.
Shkatërrusit në fjalë të cilët po kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Kosovës janë nënshkruesit dhe përkrahsit e marrveshjeve të shumta, të cilat janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe popullit të sajë, si nënshkrimi i “asociacionit të komunave me shumicë serbe”, si nënshkrimi i “demarkacionit me malin e ZI” e si nënshkrimi i “ekstra teritorit” për kishat ortodokse shqiptare të Kosovës, të ozurpuara nga fallangat serbo-malazeze çetnike, me rastin e pushtimit dhe kolonizimit të Kosovës, me kolon serbo-malazez nga ana e Serbis.
Nënshkrimi i këtyre marrveshjeve ishte dhe është kryekput kundër interesave të Kosovës, kundër interesave të shtetit të sajë dhe kundër interesave kombtare të shqiptarëve në ballkan, duke i dhënë mundësi padrejtësishtë majorizimit të Serbis në ballkan e sidomos në Kosovë, duke ia mundësuar asaj të depërtojnë lirshëm interesat ruso-kineze dhe shtrija e influencës së tyre në trojet e Ballkanit, përmes keqpërdorimit dhe manipulimit të pakicës serbe nga ana e Beogradit, në veriun e Kosovës, mes të cilëve janë involvuar edhe kriminel të shumtë serbo-rus, mbeturina të luftës që ndodhi në trojet e Kroacis, Bosnjës e Hercegovinës dhe në trojet e Kosovës.
E ftoi popullin shqiptar të Kosovës që këta zëra destruktiv e zëra të tradhtisë, që po e synojnë destabilizimin e Kosovës, ti ndëshkoi pamëshirshëm me votën e vet, që t’ua pamundësoi njëherë e përgjithmionë veprimin e tyre në skenën tonë politike, të cilën e kanë zhyt e përmbyt në korrupcion, nepotizëm, krim të organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik!
T’i ndëshkoi dhe t’ua pamundësoi njëherë e përgjithmonë rrënimin e mëtejshëm të Kosovës, shtetit të sajë dhe varfërin e skajshme të popullatës, duke i mbrojtur marrëzisht interesat e veta përsonale e familjare dhe duke quar ujt në millijtë e fqinjëve tanë pushtues serbo-malazez e maqedono-grek ortodoks.
I juaj, mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!