Ana e ndritshme dhe ana e errtë e botës sonë të brendëshme

03. 07. 2026

Ana e ndritshme e botës sonë të brendëshme, na sjellë begati e mirqenje gjatë jetës. Ndërsa ana e errtë, na sjellë humbje dhe shkatërrim të mirëqenjes sonë përsonale. Të dyja këto botra tona, pasqyrohen gjatë jetës përmes mendimeve, bindjeve, besimeve pikëpamjeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, të cilat bëhen realitet i ndritshëm gjatë jetës sonë apo realitet i errtë e shkatërrues.

Sa më par që e kuptojmë këtë realitet, të cilin e posedojmë përbrenda nesh, është në favorin tonë të mirqenjes përsonale, sepse dita ditës largohemi nga ana e errtë e botës sonë përsonale dhe i afrohemi botës sonë të ndritshme, e cila na sjellë begati e mirqenje në jetë. Për ta kuptuar realitetin e këtyre dy botra, më par duhet ta kuptojmë se çfarë mesazhi po japin mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona gjatë jetës.

Kurë e kuptojmë se i takojnë botës së ndritshme apo botës së errtë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona përsonale, dalngadale e herrim errësirën nga to që i takojnë botës sonë të errtë dhe i zavendësojmë ato me dritën e diturisë për ta zvogluar sa më shumë anën e errtë të botës sonë të brendëshme dhe për ta zmadhuar horizontin e botës sonë të ndritshme, përmes proceseve pozitive psiko-emocionale, intelektuale,shpirtnore, morale, sociale, reale, të drejta e të argumentuara.

Frejtë e këtyre dy botrave në fjalë, duhet ti marrim sa më parë në duartë tona, që mos të dominoi mbi ne bota e errtë por të dominoi bota e ndritshme, e cila i sjellë begatij e mirëqenje jetës sonë përsonale e jetës kolektive të tjerëve. Mendimet bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona negative që i përfshin urrejtja, gjelozia, smira, hasmëria, inati, shkurtpamësia interesi, egoizmi, na mbyllin në labirinthin e botës sonë të errtë e shkatërruese për ne.

Ndërsa në anën e kundërt, mendimet pozitive ndaj vetëvetës e ndaj tjerëve dhe besimi në forcat vetanake në bashkpunim me tjerët, naj hapin dyrtë e botës sonë të ndritshme dhe naj qelin rrugët për të shpërndar të mira përmes procese të ndryshme pozitive të botës intelektuale, shpirtnore, emocionale, morale, humane, kombtare e njerëzore.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje