Ambicjet tona nxiten ose shuhen varsisht nga mjedisi ku jetojmë

05. 06. 2026

Sado përparësi të kemi nga baza trashëguese, pavarsishtë çfarë natyre të pavarur kemi, sa vullnet e dëshirë të fortë posedojmë e sa të vendosur jemi, ne po ndryshohemi nga ndikimi i mjedisit mes të cilit jetojmë. Rritja dhe shuarja e ambicjeve tona, ndodh varsishtë me kë rrimë, shoqërohemi e miqësohemi. Nëse shoqërohemi e miqësohemi me ata që nuk kanë ambicje të lartë, vullnet të fortë, dëshirë të mjaftushme e dashuri, guxim e vendosshmëri për të ecur përpara, fuqia e potencialit tonë që e posedojmë për brenda, dalngadal bie dhe shuhet fare.

Për këtë qështje që e theksuam më lartë, Orison Swett Marden thot: ” Do ta bëjë tërë ndryshimin në botë për ju se a jeni me njerëz që po shikojnë ta gjejnë aftësinë në ju, me njerzë që besojnë në ju, që ju trimërojnë dhe ju lavdërojnë, apo jeni me ata që po ju prishin idhujt përgjithmonë, po ua shkatërrojnë shpresat dhe po ju hedhin ujë të ftohtë mbi aspirata.” Shembuj të tillë ka mjaftushëm nëpër meset e ndryshme njerëzore. Kah cili shembull anojmë, kryesishtë varet nga ne.

Si zakonisht i ndjekim shembujt rreth nesh për ti organizuar proceset e ndryshme jetësor dhe bëhemi pjesë e gjithçkaje me të cilat takohemi. Çdo leksion, predikim, bisedë që e kemi dëgjuar, çdo përson që na ka prekur jetën, e len një mbresë në karakterin dhe përsonalitetin tonë dhe ne kurr nuk jemi i njëjti përson, pas shoqërimit me dikë, pra jemi pak më ndryshe, nga ajo që ishim më parë.

Marden thotë: ” Çkado që bëni në jetë, bëjeni çdo flijim të nevojshëm për të qenë në atmosferë që e nxit ambicien në mjedis që do tju stimuloi për vetzhvillim. Qëndroni pranë njerzëve që ju kuptojnë, që besojnë në ju, që do tju ndihmojnë ta zbuloni vetën dhe do tju inkurajojnë të përfitoni sa më shumë nga vetja. Rrini me ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe të jenë dikushi në botë, njerzë me qëllime e ambicje të larta. Suksesi i atyre rreth jush që përpiqen të ngriten më lart do tju inkurajoj e do tju stimuloi që të luftoni më shumë, nëse nuk ia keni dalë aq mirë vetë.”

E tërë kjo që u tha më lartë është stumuluse për ata njerzë të cilëve u mungon energjia, që janë dembel e të plogët. “Me kë rrin,i tillë do të bëhesh”, nëse rrin me qen, mbushesh me pleshta”, populli.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje