A R M I Q Ë V E

19. 10. 2026

Armiqëve të mi të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm.

Ju jam mirënjohës të gjithëve!

Po më thua se nuk paske armiq?!

Mos, mik! Kjo mburrje të flliq!

Kush në fushëbetejë ka luftuar,

Dhe si trim ka duruar,

Armiq domosdo ka grumbulluar.

Nëse mos paç asnjë, sa pak ke arritur!

Asnjë tradhtar nuk ke goditur,

Asnjë fjalë gënjeshtare s’ke përbuzur,

Kundër të padrejtës kurrë s’ke luftuar,

Në luftë burracak je treguar. Çarls Mekkej, autor skocez

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje