Po më duket i kemi harruar këto skena tragjike që i kanë ndodhë popullit të Kosovës. Fatkeqësishtë jemi tërbuar edhe më shumë në përqarje të thella mes veti, mbi baza partiake e politike! Këtë përqarje tonën mes veti po e deshirojnë pushtusit tanë sllavo-grek, të cilët po e stimulojnë me të gjitha mjetet përmes shpirtrave të shitur për pak pare të pista, për një pozitë në pushtet që ti krijojnë vetit mundësi e kushte të favorshme për ta zhvatë atdheun tonë, për ta themeluar korrupcionin kundër shtetit, për ta themeluar nepotizmin kundër punësimit të drejtë,për ti punsuar pushtetarët macat e kucat e veta pa meritë, për ta kapë shtetin, për të organizuar krim ekonomik, shëndetësor, arsimor, e juridik, përmes kapjes së prokurorive, gjykatave, gjykatësve e policisë dhe administratës civile, për ta bllokuar funksionimin e shtetit demokratik të së drejtës qytetare. Këta akter të tradhtisë i vraftë gjaku i dëshmorëve që e ka ul tokën shqiptare nëpër dekada e nëpër shekuj! I vraftë gjaku i 15 mij viktimave të pafajshme, të pa mbrojtur nga askush e të pa armatosur! Pa i përmend me qinda e mija viktim tjera nëpër dekada e shekuj. I vraftë vuajtja,, poshtrimi,nënshtrimi e dhunimi i mbi 20 mij femrave shqiptare nga soldateska gjakatare policore e ushtarake dhe gjenocidale e Serbisë, pa i numruar edhe qinda e mija femra tjera shqiptare të dhunuara e të poshtruara dhe të vrara nëpër dekada e shekuj! I vraftë gjaku i pafajshëm i mbi 2600 fëmijëve shqiptar të pa mbrojtur nga askush në luftën e fëndit, pa i numruar edhe qinda e mija fëmij të vrarë që i kanë vrar pushtusit tanë nëpër shekuj e dekada. Shqiptar zez dhe paraardhësit e tyre Iliro-pellazgë edhe pse po i kalojnë 2 mij e më shumë vite nëpër luftra të pëprgjakshme, me humbje të mëdha njerëzish, me humbje të mëdha teritorësh, me djegje e plaqkitje të mëdha shtëpish, me djegëje për së gjalli njerëzish dhe me hudhje kufomash nëpër pustet tona me uj të pijës, e çka jo tjetër e zezë futë, nuk ua bënë shqiptarëve dhe paraardhësve tanë Iliro-pellazgë!? Por përqudi prap se prap nuk u mbushëm mend, pos pi zbrazim edhe më shumë kokat tona duke u përqarë edhe më shumë mes veti, duke u hasmëruar e duke u vrarë, sipas apetiteve të pushtusëve tanë të vjtër e të rij! O Allah jep mend aty ku nuk ka!
I juaj mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!