Edhe duart japin informacion, se kush jemi ne, në të vërtetë
28. 06. 2025
Siq japin informacion pjestë tjera të trupit, japin edhe duart tona, nëse mësojmë ta lexojmë alfabetin psikologjik të gjuhës së duarëve dhe të gishtave të tyre. Për ta njohtë vetën dhe tjerët, është e nevojshme ta njohim alfabetin e gjuhës së trupit, që mos të biejmë viktimë e informacionit të gjuhës së të folurit, e cila e përshkruan vetën tonë dhe ata që i simpatizojmë sipas dëshirës që e kemi të dukemi ne dhe ata në opinion.
Ja disa pika të informacionit sipas ndërtimit të formës së gishtave në duart tona, si psh:
– GISHTRINJTË e shkurtër të individit, pasqyrojnë mbisundimin e interesave materiale, pasqyrojnë mbisundimin e prirjeve për gjëra praktike, ndërsa gjërat shpirtërore i pranojn vetëm emocionalisht,
– GISHTRINJTË e gjatë dhe të hollë, paraqesin individin që mbisundojnë intgeresat shpirtërore, i papërshtatshëm për tu marr me punë trupore,
– GISHTRINJTË me tul e të mprehtë, pasqyrojnë individin me prirje për tu defryer,
– DORA e burrave e brydhët dhe e butë, pasqyron individin me temperament femre dhe me mbisundim të emocioneve,
– DORA e forte dhe e ashtme e femrave, pasqyron një femër me karakter mashkulli.
Këto informacione si të vetmuara kanë pak vlerë informative rreth pasqyrimit objektiv të individit, për të cilin bëhet fjalë. Informacionet në fjalë së bashku me informacionet tjera të shumta që ofron gjuha e trupit, në mesin e tyre u shtohet vlera dhe pasqyrimi i sakt, se kush është në të vëretë individi, kurë i nummrojmë të dhënat së bashku, duke i ndarë ato në pozitive e në negative dhe i numrojmë se cilat po dominojnë, të dhënat pozitive apo ato negative. Të dhënat që dominojnë e karakterizojnë edhe natyën e njeriut për të cilin bëhet fjalë, qofshin të dhëna pozitive apo ato negative.
I juaj,
Mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!