Eshte bukur problem perkufizimi real i koncepteve “sjellje normale” dhe “sjellje anormale-aberrative”

25. 04. 2022
Mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet e sjelljet aberrative apo anormale, deshmojne shmangejen e nje personi nga proceset e te menduarit dhe te vepruarit normal, i cili mbulohet me ide fikse ne baze te te cilave i bene edhe sjelljet, qe nuk kane kurrfar kuptimi, per ta pershkruar nje realitet qe i ofrohet te vertetes apo normales. Sjellja e aberruar apo anormale eshte sjellje e gabuar qe nuk mbeshtetet ne arsye por ne aberracion jo logjik. Perceptimet dhe sjelljet e aberruara te personit nuk kane asgje te perbashket me pershkrimin e realitetit qe perceptohet e veprohet krahas tij , si psh. nje situate normale e relaksuese, perceptimi aberrativ e veshtron si te rrezikshme dhe vepron enkas ndaj rrezikshmerise te pa qene. I aberruari e percepton vizualisht kalin, praktishit e perfytyron elefantin, i aberruari mikun, dashamirin, familjarin i percepton dhe i perfytyron si armiqe dhe sillet ashtu ndaj tyre. Ka edhe shume e shume shembuj tjere te kesaj natyre aberrative.
Sipas qendrimeve subjektive te disave qe i marrin si kriter sjelljet e veta, konsiderohen normale te gjitha sjelljet e tjereve qe jane te ngjajshme me sjelljet tyre. Ndersa sjelljet qe nuk jane te ngjajshme me sjelljet tyre, konsiderohen si sjellje anormale te tjereve. Ne kete rast problemi i perkufizimit real rreth konceptit sjellje normale dhe anormale, eshte marrja si kriter e sjelljeve personale te vetevetes. Nese sillesh si sillem une, sjelljet tua jane normale, nese jo, jane anormale- aberrative.
Sipas qendrimeve normative te disave, ekziston nje gjendje ideale dhe e deshiruar, se si njeriu duhet te mendoi, te bindet, te besoi e te sillet. Kesoj norme te mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e sjelljeve, i qendrojne pas politikanet, kleriket fetar dhe intelektualet normative, ku si kriter te sjelljes normale e anormale e konsiderojne njeriun i cili qendron sa me large sjelljeve normale, eshte me afer sjelljeve anormale, i cili edhe demonstron sjellje te tilla. Problemi i perkufizimit real te konceptit, sjellje normale e anormale ne kete rast qendron mes asaj se si duhet te jete sjellja, se si eshte e mundeshme dhe e arsyshme te jete ajo.
Sipas qendrimeve te opinionisteve dhe klinicisteve, konceptin sjellje normale e anormale e mbeshtesin mbi efektshmerine, menyren e organizimit, pershtatjen dhe funksionimin e njeriut ne rrethana e situate te ndryshme jetesore. Problemi i perkufizimit real te konceptit sjellje normale e anormale, sipas opinionisteve social e kliniciste, qendron tek dilemma se kush po i vlereson sjelljet dhe kush po e bene dallimin mes konceptit normal e anormal. Sa jane subjektive e sa objektive pikepamjet rreth situates ne fjale, zakonisht anormaliteti definohet me keqpershtatje apo me sjellje te quditshme te individit ose grupit, pa marr para sysh rrethanat me te cilat rrethohen individet apo grupet e ndryshme shoqerore qe jetojne ne ato rrethana, qe i ka krijuar kasta politike, gjendja ekonomike, shendetesore, arsimore e kulturore.
Ata qe i mbeshtesin pikepamjet kulturore te perkufizimit rreth koncepteve sjellje normale e anormale, konstatojne se sjelljet e individit sa me large normave kulturore te jene, aq me large sjelljeve normale jane, sa me afere normave kulturore te jene aq me afer sjelljeve normale qendrojne, edhe pse percaktimet e normalitetit ndryshojne ashtu siq ndryshojne mendimet, besimet, bindjet, sjelljet, veshmbathjet, gjuha e komunikimit, dashuria, folklori, mikepritja, pergdhelja dhe homoseksualizmi etj, ne praktikat kulturore te vendeve e popujve te ndryshem neper bote. I juaj, mesuesi Ise

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje