Shkak i te mirave dhe te kqijave tona eshte mendja

19. 04. 2021
Kush tjeter pos mendjes eshte e rendesishme per sukseset dhe deshtimet ne mirembajtjen dhe ekuilibrin e shendetit tone fizik, psikik, emocional, moral, social, human, intelektual e kombtar. Ne mirembajtjen, zhvillimin dhe ekuilibrimin e deshires, vullnetit, guximit, dhe dashurise apo zvetnimin dhe shkaterrimin e tyre.
Ne mirembajtje, ekuilibrin apo shkaterrimin e respektit, mirekuptimit, tolerances dhe bashkpunimit ne raport me tjeret. Ne mirembajtjen, zhvillimin, ekuilibrin apo shkaterrimin e atdhedashurise e tradhtise ndaj atedheut. E cka jo tjeter perfitojme ose humbim nga mendja jone?
Ata qe deshirojne te krijojne nje gjendje optimale rreth shendetit te mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e sjelljeve dhe rreth shendetit te trupit e shpirtit te tyre, kujdesen ne menyre sistematike ta ruajne, ta mbrojne dhe ta zhvillojne shendetin e trurit, mendjes, trupit dhe shpirtit te tyre, qe te mos u sterkeqen dhe te mos u dehumanizohen nga smundje e ndotje te ndryshme qe i posedon rrethi shoqeror mes te cilit jetojme.
Sa shume i dua intelektualet qe kane aftesi shkencore ta shpjegojne shkencen e pedagogjise, psikologjise, sociologjise dhe neuropsikiatrise permes nje gjuhe te thjeshte qe ti kuptojne tjeret sa me lehte problemet e shendetit, mirembajtjes dhe zhvillimit te tij fizik, psikik, emocional, social, human, moral, intelektual e kombtar, pa te cilin shendet nuk ka kuptim fare jeta dhe egzistenca jone njerezore. I juaj, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje