6. 7.Ta zgjojmë e ta ngrisim kulturën tonë dhe ta demaskojmë profesionalisht propagandën sllavo-greke kundë shqiptarëve
27. 05. 2025
Zgjimi dhe ngritja e kulturës sonë, krahas kulturës ndërkombtare është një pasqyrë autoktone kulturore shqiptare, që daton shumë herët e ndoshta edhe më herëst se kultura ndërkombtare e tjerëve. Këtë që po e them, mbështetjen e ka tek konstatimet e disa filozofëve, të cilët kanë thënë: “pa e kuptuar gjuhën shqipe, vështirë e kemi ti lexojmë ato gjurmë që i ka lënë njerëzimi përmes shkrimeve të ndryshme, nëpër rrasa, gurë e shumë ku tjetër.
Për ta ndërkombtarizuar kulturën tonë dhe për ta demaskuar profesionalisht propagandën sllavo-greke kundër shqiptarëve, është e domosdoshme :
a. Ta promovojmë kulturën shqiptare dhe ta ndërkombtarizojmë përmes muzikës, filmava, sporteve të ndryshme e krijimtarive në kulturë e në shkencë dhe përmes kuzhinave shqiptare si mjete të diplomacisë kulturore.
b. Raste që na mundësojnë ti përdorim janë bukur të shumta, si rasti i Dua Lipës, Rita Orës, Bekim Femiut, Ismajl Kadares, Dritëro Agollit, Granit Gjakës, Beba Rexhës etj. Duhet të shfrytëzohen jo vetëm për krenari emocionale, por edhe për formësim të imazhit strategjik.
Çdo shpifje ose manipulim i propagandës sllvo-greke e më gjërë, duhet të demaskohet menjëherë përmes fakteve të argumentuara dhe përmes një gjuhe ndërkombtare apo shumë sosh sipas nvojës. Përdorimi i rrjeteve diplomatike dhe mediave e çmonton narrativën e rreme propagandistike sllavo-greke e më gjërë përmes maturisë dhe kompetencës profesionale që mbështet me forcë dhe bindshëm argumentet.
Lufta për të amortizuar propagandën sllavo-greke, nuk bëhet me armë, por me narrativë, përceptim dhe ndikim. Ne shqiptarët kemi nevojë ta ndërtojmë më seriozisht një strategji të kombinuar të dijës, të komunikimit dhe të kohezionit të brendshëm, për tu bërë jo vetëm të pa dëmtushëm ndaj propagandës, por edhe burim i së vërtetës dhe stabilitetit në Ballkan, ish Gadishulli ynë ILIRIK. Punimi vazhdon sipas radhës
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!