Besimi dhe feja - Keshilla Psikologjike

Besucherzaehler
Go to content

Main menu:

Besimi dhe feja

Keshillat

    Te gjitha drejtimet filozofiko-fetare pretendojne se e kane gjete rrugen me te drejte,per ta besuar Zotin, Krijuesin e kesaje gjithesie.Po ashtu edhe fraksionet fetare qe kane dale nga secili drejtim fetar,pretendojne se jane ne rruge te drejte te besimit. Nga keto pretendime here me dashje e here pa dashje po lindin konfrontime,keqekuptime deri ne permasa te perqarjeve dhe urrejtjeve te pergjakshme, ne mes grupeve te ndryshme te nje kombi e shteti.Edhe pse secili liber i shejte qe eshte pranuar ne bote, nuk keshillon konfrontime, keqekuptime, perqarje dhe urrejtje ne mes veti si nje komb e si nje shtet.
    Teurati, Zeburi, Ungjilli, Bibla dhe Kurani, jane pranuar si libra te shejte ne bote, te cilat i ruajn besnikrisht keshillat dhe porosite e Zotit, Krijuesit te gjithesise. Ku secila keshille e porosi na e bene me dije, se cka eshte e lejueshme e cka jo per njerezimin, cka eshte e drejte e cka e pa drejte, po ashtu behet me dije se cka eshte obligative, per cdo besimtare ne fene e vete, qe e ka zgjedhe me vetedeshire, per t’iu nenshtruar atyre rregullave qe dalin nga librat e shejte.
    Nuk eshte mire e as ne nderin tone kombetare e fetare, qe ta marrim rrolin e avokatit mbrojtes per Zotin, sepse AI nuk ka nevoje fare per avokat. AI eshte avokat edhe gjykates vete, i cili na mbrone e na gjykon sipas veprave qe i bejme. Per ne AI nuk ka aspak nevoje, kurse ne per TE po. Nuk eshte mire te shkojme aqe large dhe te behemi indifirent ndaj kombit, gjuhes dhe atedheut, duke rrahur gjoks se sa fetar e sa besimtar jemi.
    Eshte mire t’i leme njerezit te qete qe te besojne ne Zot, secili ne menyren e vete me te mire qe e ka zgjedhe. Per menyren e besimit ne Zot, nuk kemi nevoje t’i kercnohemi dhe t’i shesim mende askujt, sepse nuk e kemi ate detyre dhe ate obligim Prej Zotit. Per menyren e besimit tone, se a eshte ne rregull apo jo, na verene i lumi Zot dhe na shperblen apo na denon, secilin veqe e veqe, sipas menyres tone te besimit.
    Shkurt nuk kemi nevoje te urrejm njeri tjetrin, nuk kemi nevoje te perqahemi, nuk kemi nevoje te bejme propagande se kush beson me shume e kush me pak.Keto i kupton mese miri, Krijuesi i gjithesise dhe mbare njerezise. Lexuesi im i dashur, nese beson ne Zot, zgjedhe menyren e cila te duket me e mira e besimit,sepse ke te drejte dhe praktikoi me zemer e shpirt, porosite qe dalin nga ajo menyre e besimit tende. Mos i deno dhe mos i urrej tjeret, per menyrat e tyre te te besuarit ne Zot.Zoti na kupton te gjitheve, se sa e kemi mire e sa e kemi keqe.

 
Back to content | Back to main menu